Mendimi pozitiv në jetë...

Benutzeravatar
Anita
Beiträge: 112
Registriert: Fr 15. Jul 2011, 15:01
Wohnort: Në Boten Reale...

Mendimi pozitiv në jetë...

Ungelesener Beitragvon Anita » Di 30. Okt 2012, 14:43

Nëse ky postim është bërë në vend të gabuar, kërkoj falje dhe lus Adminin që ta zhvendos tek rubrika e duhur.
Ju falënderoj për mirëkuptim..!



1. Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës.

2. Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona.

3. Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën.

4. Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona.

5. Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes.

6. Në qoftë se, vërtet, vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve tona, do ta kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në festat e gëzimeve.

7. Nënvizoje me vijë të trashë: Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër.

8. Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë TË VËRTETËN.

9. Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI.

10. Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij.

11. Mendimet rrinë në secilin njeri, si ajka në çdo pikë të qumështit.

12. Mendimi i mirë, herë-herë, është sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë.

13. Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh.

14. Mendimet e këndshme sjellin kthesa...

15. Mendimet e fuqishme, nëpërmjet njeriut, sundojnë botën.

16. Nuk ka asgjë në botë që të çarmatosë me shumë e me fort sesa mendimi që përmban mirësi.

17. Mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, mendimi negativ është mbret vetëm i budallenjve.

18. Urtaku ynë tha: Mendimet janë si diamanti, aq sa është zor të gjenden, aq është zor të përpunohen.

19. Njeriu nuk bëhet i lumtur duke arritur gjërat me vlerë, por duke arritur çfarë i dëshiron zemra.

20. Të gjitha qeveritë në botë mbledhin tatime e bëjnë investime, por asnjë qeveri në botë nuk mund të mbjellë gëzime në zemrat e njerëzve si mendimi pozitiv.

21. Thuhet: Njerëzit vdesin, përmendoret rrënohen, vetëm mendimet që ndërtojnë jetën e brezave jetojnë deri në amshim.

22. Plaku tha: Mendja e fuqishme që ndjek qëllime praktike, është mendja më e mirë në botë.

23. Përvoja tha: Kur të arrish në majë të bjeshkës, do të shohësh dhe do të bindesh se nuk paska qenë maja aq e lartë.
" Prandaj: kur pi ujë, mendo për burimin."

24. Urtaku nënvizoi: Mos kini kurrë qëllim për të qenë diçka, në qoftë se nuk jeni më parë NJERI.

25. Me lehtësi mund të arrihen sukseset në jashtësi; lehtë bëhesh Prof., Mr., Dr., Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por vështirë, njëmend shumë vështirë, është të arrihet grada më e lartë në jetë: NJERI..

26. Mendimi pozitiv është sikur dielli: gjithë natyrës i jep dritë e jetë dhe nuk krijon zhurmë.

27. Mendimi pozitiv është sikur dielli: asgjë nuk rëndon, asgjë nuk lëndon dhe asgjë nuk rrënon.

28. Dielli depërton edhe nëpër ujë e nëpër xham: as nuk stërpik, as nuk thyen gjë dhe, prapë, jep dritë e ngrohtësi.

29. Ndaj dritës e ngrohtësisë së diellit nuk mund të ankohen as grykësit e pangopshëm: mund të marrin sa të duan, nuk harxhohet kurrë.

30. Burimi i begatisë hyjnore, që nuk shteron kurrë, gjendet në shtratin e mendimit pozitiv.

31. Mendimi pozitiv është begati e pafund: mund të marrin të gjithë sa të duan dhe, prapë, kurrë fundi s’i shihet.
…"dhe kjo dhënie e marrje përsëritet çdo ditë, prej fillimit të botës e deri në amshim."

32. Mendimi pozitiv është si fara: në një farë gjendet një mal i tërë me lisa. " Të gjithë mund t’i numërojnë sa fara gjenden në një kokërr mollë, por cila është ajo mendje që mund të dijë sa molla gjenden në një farë të strukur në zemrën e mollës?"

33. Mësuesi tha: këtë enë të ndjeshme ti vazhdimisht e zbraz dhe pandërprerë e mbush me jetë të re,
Shekujt kalojnë e ti edhe më tutje qet dhe ende ka ku të qitet.
Dhe: derisa punon, ti je fyelli nëpërmjet zemrës së zbrazët të të cilit shushuritja e erës shndërrohet në muzikë.

34. Mendimi pozitiv depërton nëpër tërë qenien e njeriut, sjell dritë, ngrohtësi, energji dhe kurrë nuk thyen, as nuk lëndon gjë.

35. Urtaku ynë nënvizoi: ashtu si bleta që prodhon mjaltë çdo vit, ashtu si pjergulla që jep rrush çdo vit, edhe njeriu duhet të përsërisë vazhdimisht bamirësitë e tij.

36. Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natë e ditë mbill mendime pozitive në qenien tënde dhe, prapë, do të kesh nevojë për mbjellje të reja.

37. Mendimi pozitiv është fillimi i udhëtimit drejt QETËSISË..
.
"Është shumë e vështirë të harrosh disa njerëz, që kanë lënë shumë për të kujtuar..."!

Lea

Re: Mendimi pozitiv në jetë...

Ungelesener Beitragvon Lea » Fr 2. Nov 2012, 01:09

Ánita:4. Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona.

Anita njeriun e perbejn njeri te dallohemi nga shtazet ,mendimet,intiuta,veprat shqisat qe kemi,rezultati jone se sa arrijme ne jete mvaret nga ne se si mendojme,si veprojme si reagojme,ne behemi(formohemi ai/ajo person se si mendojme)..nuk mundemi te fajsojm dikend per vepra tona, kemi mendu njeher dhe pas mendimeve kemi vepru..kshtu qe askush dhe askend smundemi te bejm fajtor per vepra dhe mendime tona(ate qka mendojm ne edhe jemi)
Mendimet ndahen ne shum kategory,por edhe mendimet nuk munden te funksionojne pa perkrahjen e Kujtimeve qe kemi ...psikologjia eshte e gjer dhe lidhet zingjir njera pas tjetres




Zurück zu „Psikologji“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast