Lajmet nga Shendetsia

Ju lutem shenoni ketu vetem nese keni dije rreth mjekesise, ose qe keni ndonje pervoje me shendetin tuaj apo te ndonje te afermi tuaj.

Mundet qdo njeri nga vizitoret te bej pyetje per ndonje semundje apo per nje gje qe nuk e ka te qarte dhe shpresojme qe do te lajmeohet ndonje mjek, apo ndonje qe ka pas rastin dhe ka perballu nje smundje te tille dhe te na jap nje pergjigjeje...
Lea

Re: Lajmet nga Shendetsia

Ungelesener Beitragvon Lea » Sa 3. Mär 2012, 18:43

Aids, një armë biologjike

A ishte "paraqitja" e AIDS nje aksident i rastetishem i natyres apo AIDS eshte nje ekperiment biologjik per pastruar boten nga homoseksualet, te Zinjte dhe rraca te tjera te padeshiruara?

Qe kur epidemia e AIDS u be zyrtare ne Qershor te vitit 1981, ka patur peshperitje te vazhdueshme qe AIDS eshte nje epidemi e krijuar nga njeriu me nje virus (HIV) te ndertuar gjenetikisht dhe qe u perhap ne menyre te qellimshme tek homoseksualet amerikane dhe zezaket e Afrikes per qellime djallezore.

Ndonese shume njeres i konsiderojne keto idera si nje mendim paranojak, ka shume evidenca te cilat suportojne theorine qe AIDS eshte nje virus i krijuar si arme biologjike.

Historia "zyrtare" qe paraqiteten nga eksperti me i madh sot per sot mbi AIDS, Robert Gallo eshte qe viursi fillimisht u shfaq tek mamjunet e gjelbert te Afrikes dhe me pas ne nje menyre apo tjetren kaloi tek specien dhe ju njgit te zinjeve te afrikes.

Që prej aty, supozohet qe eshte perhapur ne Manhatan nepermjet lidhjes me Haitin.

Duke perseritur kete histori me qindra here, agjensite qeveritare dhe mediat e kane kthyer historine "zyrtare" te majmunit ne nje fakt.

Per disa arsye ekspertet dhe mediat heshtin per disa fakte qe lidhen em AIDS te cilat nuk perputhen me historine "zyrtare".

Gjurmet e AIDS ne Amerike i gjejme qe tek eksperimentet me Hepatitin B te cilat u kryen mbi mijera homoseksuale vullnetare midis viteve 1978-1981.

Eksperimenti filloi ne Manhatan ne Nentor te vitit 1978 kur mbi 1 mije homoseksual dhe biseksual u injektuan me vaksinen eksperimentale.

Per ti qendruar fakteve, personat e zgjedhur duhet te ishin te shendetshem, te rinj nen moshen 40 vjec dhe te shkolluar. Shumica e meshkujve qe u zgjodhen ishin te bardhe.

Tre muaj mbas fillimit te eksperimentit ne Qendren e Gjakut te qytetit te New York, rasti i pare i AIDS u zbulua tek nje mashkull i bardhe, i ri dhe homoseksual nga San Francisco.

Nje raport i hartuar ne gusht te vitit 1981 specifikon rastet e para, ne total 26 ku te semuret ishin te gjithe homoseksual, me pare te shendetshem. 20 ishin nga Manhatan, 6 nga Los Angeles dhe San Francisco; 25 ishin te bardhe me nje moshe mesatare 39 vjec dhe te gjithe te arsimuar me se miri.

Ky eshte ne esence profili epidemologjik i homoseksualeve ndaj te cileve u injektua vaksina e Hepatitit B.

Ekperimenti u drejtua nga Wolf Szmuness, nje polak, ish i burgosur nga Ruset ne Luften e Dyte Boterore dhe i cuar ne kampet e Siberise.

Mbas luftes ai kishte studiuar mjekesi ne Bashkimin Sovjetik. Me pas kthehet ne Poloni ku ka konflikte te forta me komunistet.

Ne vitin 1969 largohet ne Amerike dhe gjen pune ne New York si nje teknik laboratori ne Qendren e Gjakut te NY. Ne me pak se nje dekade ai behet profesor i Epidemologjise ne Universitetin e Columbias dhe u caktua me detyren per studimin e hepatitit tek homoseksualet.

Nepermjet lidhjeve qe kishte ne Departamentin e Shtetit ai u lejua te shkonte ne Moske dhe te mbante konferenca mbi ekspertizen e Hepatitit. Szmuness vdiq ne vitin 1982 nga kanceri.

Nje dekade perpara AIDS, virologjistet e kancerit ishin shume te zene duke mesuar si te transferonin viruset nga nje specia tek nje tjeter ne mennyre qe te krijoinin nje virus shkaktues te kancerit qe mundt e shkaterronte sistemin imunitar.

Qellimi ishte krijimi artificial i kancerit ne laborator. Ne kete menyre virologjistet zbuluan menyren sesi te krijonin viruse shkatrrimtare qe mund te kalonin nga kafsha tek njeriu.

Keto viruse te krijuara nepermjet inxhinjerise gjenetike kur u bashkuan me qelizat kanceroze njerezore, perftuan aftesine e "kapercimit te specieve", pra nga kafsha tek njeriu.

Disa nga keta shkenctare qe realizuan kete lloj virusi me pas u caktuan ne krye te eksperimentit mbi hepatitin tek homoseksualet te cilet i perdoren keta te fundit si te ishin kavje laboratori.

Virologjistet ishin koshiente te mundesise qe njeri prej ketyre viruseve te rrezikshem mund te arrinte te dilte nga laboratori i tyre i teknologjise se larte.

Por sidoqofte shkenctaret ishin te vendosur te provonin efikasitetin e virusit kancerogjen tek kafshet nese mund te shkaktonte te njejten gje tek njerezit. Ne vitin 1973 u mbajt nje Konference e Biologjise Virale ne California.

QEllimi ishte qe te krijohej nje agjensi qeveritare dhe nje kohorte me njerez te afte te merrnin masa te duhura nese ndonje nga viruset dilte nga laboratori.

Disa vjet me pas, homosekualet nga New York, San Francisco dhe Los Angeles te cilet u afruan vullnetarisht per te eksperimentuar vaksinat e hepatitit, u shnderruan ne kohorten e shkenctareve te qeverise per te provuar perhapjen e virusit.

Cuditerisht asnje nga virologjistet se ka permendur kurre faktin qe AIDS mund te kete prejardhjen nga nje virus laboratori i manipuluar per te kapercyer speciet.

Teoria e majmunit te blerte eshte kundershtuar kohet e fundit nga disa eksperte virologe te cilet besojne se HIV eshte manipuluar gjenetikisht.

Publikut i eshte thene qe AIDS e ka origjinen ne Afrike vite me pare. Si prove, ekspertet fillimisht deklaruan qe gjaku i vjeter afrikan, i ruajtur ne qendrat e dhurimit ishte pozitiv me virusin.

Testime te mevonshme e nxorren kete teori ose te gabuar ose thjesht nje genjeshter trashanike.

Fakti eshte qe rastet me AIDS ne Afrike dhe Haiti filluan te shfaqen ne te njejten kohe kur u raportuan rastet e para tek homoseksualet ne Manhatan.

Me pas u kryen disa kerkime tek njerezit ne moshe dhe seksualisht jo aktive ne Kampala, Uganda ku asnjeri prej tyre nuk tregoi shenja te semundjes, gje qe provoi faktin se teoria mbi vjetersine e semundjes ne Afrike ishte thjesht nje falsitet.

Ne 11 Maj te vitit 1987, gazeta London Times hapej me nje histori qe lidhej me programin e vaksinave te lise ne Afrike nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe AIDS ne Afriken Qendrore.

Edhe vete Robert Gallo u detyrua te pranoje qe programi i vaksinimit qe perfshiu me miliona zezake, mund te kete zgjuar virusin e "fjetur" te AIDS. Kjo histori kaq e rendesishme u retushua menjehere ne

Amerike dhe nuk u paraqit asnjehere ne TV apo mediat e shkruara.

Ideja e AIDS si nje eksperiment biologjik nuk eshte pa precedente.

Gjate dekadave qe kane kaluar, ka prova te shumta qe implikojne agjensite qeveritare si shkaktare te ekspozimit te njerezve ndaj agjenteve biologjike nen ombrellen e Sherbimit Shendetesor Publik Amerikan prej 40 vjetesh (1932-1972).

Historia zyrtare mbi majmunin afrikan nuk jep detaje mbi faktin sesi epidemia heteroseksuale afrikane, u transferua ne te njejten kohe tek homoseksualet e bardhe ne Manhatan apo per faktin sesi ka mundesi qe AIDS u shfaq ne kohe te njejte si ne Afrike ashtu dhe ne New York.

Ne vitin 1983 perpara se AIDS te perhapej, nje doktor i ri i quajtur Robert Strecker, mjek shume i talentuar dhe me disa diploma ne fusha te ndryshme sidomos ne ate te patologjise dhe farmacise beri nje studim te detajuar duke i vajtur deri ne themel historise se AIDS dhe sebashku me te vellain qe ishte nje avokat i njohur, hartuan nje memorandum urgjent qe njihem me emrin The Strecker Memorandum dhe qe titullohet "Alarmi mbi Sulmin Biologjik".

Ky memorandum ju dergua organizatave shendetesore me prestigjioze te cilat heshten si pergjigje. Strecker studjoi gjithe raportet e meparshme per semundjet virale dhe per habine e tij gjeti materiale te pakontestueshme qe provonin faktin qe AIDS ishte krijuar nga njeriu.

Ai beri edhe nje video per kete studim ku shpjegon me detaje gjithe historine fizike dhe ate shkencore te semundjes.

Ne perfundim te kesaj kasete prej 96 minutash, cdo kush do jete ne gjendje te dije per AIDS po aq sa dine dhe vete mjeket virogole. (Kujtoni se cfare eshte deklaruar nga Phil Schnedier per origjinen e AIDS ne Librin e Dulces).

Ndersa nje nga teoricienet konspirativ, nga me te sulmuarit prej organizatave qeveritare dhe vete agjensite sekrete dhe ato te inteligjences qeveritare, deri sa e vrane ne shtator te vitit 2001, William Cooper, ka dhene nje pamje akoma dhe me te frikshme te AIDS si nje arme biologjike dhe e perdorur enkas per qellime djallezore.

Cooper ka qene sih-pjestar i Inteligjences se Marines dhe ne nje pozicion te tille ka patur akses ne shume dokumenta sekrete qe vendosi ti bente publike ne fund te viteve 80 dhe vazhdoi parreshtur per 13 vjet deri sa e ekzekutuan para shtepise se tij.

Lea

Re: Lajmet nga Shendetsia

Ungelesener Beitragvon Lea » So 8. Apr 2012, 10:15

Nis punën Spitali Amerikan në Kosovë


Prishtinë, 6 prill 2012 - Nga 6 prill në Kosovë ka filluar së funksionuari Spitali Amerikan. Përurimi është bërë në praninë e shumë zyrtarëve të lartë nga Kosova e Shqipëria. Nga të pranishmit ky investim është vlerësuar shumë serioz dhe i rëndësishëm. Përveç Ministrit Agani na hapje u pa edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Spitali Amerkan ndodhet në periferi të Prishtinës, në Hajvali, ka 3000 m2 sipërfaqe, 4 kate, 30 shtretër, 3 salla operacioni, 2 dhoma lindjeje, 2 dhoma suite (VIP) me pajisjet më të avancuara mjekësore që do të jenë në shërbim të pacientëve.

Drejtuesit e këtij inistucioni ka bërë të ditur se Spitali Amerikan në Prishtinë është spital i përgjithshëm që ofron pjesën më të madhe të shërbimeve shëndetësore gjatë 24 orëve duke përfshirë Kirurgjinë, Ortopedinë, Gjinekologjinë me Obstetrikë, Fertilizim In Vitro (IVF), Pediatrinë me Neonatologji, Urologjinë, ORL, Okulistikë, Kirurgji Plastike, Urgjencë 24h si dhe të gjitha shërbimet mbështëtëse (laborator, imazheri, patologji etj), 7 ditë në javë.

Ky spital ka punësuar afro 100 personel mjekësor të specializuar vendor dhe ndërkombëtar të cilët përmes teknologjisë së avancuar mjekësore dhe duke iu referuar protokollove mjekësore ndërkombëtare mëton të ofrojë shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë duke pasur gjithnjë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e pacientit.

Spitali Amerikan i hapur në Kosovë është pjesë e rrjetit të Spitaleve Amerikane të cilët operojnë suksesshëm që prej 5 vitesh në Shqipëri dhe ku kanë gjetur mundësi shërimi shumë pacientë kosovarë.

Spitali Amerikan në Kosovë është një investim i Bedminster Capital Management Fund, një fond investimesh me qendër në Neë York, pjesëmarrës të të cilit janë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Zyra e Investimeve të Huaja (OPIC), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe investitor të ndryshëm privat amerikan.

Lea

Re: Lajmet nga Shendetsia

Ungelesener Beitragvon Lea » Do 26. Apr 2012, 22:39

Nënat obeze rrezikojnë të lindin fëmijë autikë

Nënat obeze rrezikojnë dy here më shumë të lindin fëmijëve autikë ose fëmijë me probleme të tjera zhvillimi. Në studimin e zhvilluar nga Universiteti i Kalifornisë, kanë marrë pjesë 1 000 fëmijë të moshës 2-5 vjeç. Tek dy të tretat e fëmijëve janë vënë re probleme si autizmi dhe probleme të tjera të zhvillimit.

Në studimin e publikuar në revistën "Pediatrics" bëhet e ditur se femrat të cilat paraqesin shqetësime të lidhura me peshën, si obeziteti, diabet të tipit 2, tension të lartë dhe diabet të shtatzënisë rrezikohen 70 % nga lindja e fëmijëve autikë.

Specialistët pohojnë se fëmijët të cilët kanë nënat me sëmundjen e diabetit paraqesin çrregullime më të theksuara në zhvillimin gjuhësor.

Ndërsa Paula Krakowiak nga universiteti i Kalifornisë theksoi se embrioni në barkun e nënës i ekspozohet sasisë së tepërt të glukozës për shkak të sëmundjes së diabetit të shfaqur tek nëna dhe ky fakt shkakton ndryshime në metabolizmin që e përdor më shumë se normalisht oksigjenin. Konsumi i oksigjenit nga metabolizmi ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të mbetur pa oksigjen

Lea

Re: Lajmet nga Shendetsia

Ungelesener Beitragvon Lea » Do 26. Apr 2012, 22:46

Pica, armë kundër kancerit të prostatës

Nju Jork - Mbase nuk është ushqimi më i shëndetshëm i mundshëm, por pica mund të bëjë shumë mirë. Rigoni që përdoret në të dhe në shumë ushqime italiane është një armë e fortë kundër kancerit të prostatës, sipas shkencëtarëve të Nju Jorkut.

Karvakroli, një lëndë kimike që gjendet tek rigoni, lufton qelizat kanceroze në prostatë duke i eliminuar ato. Kjo lëndë mund të përdoret tani për krijimin e një medikamenti të fortë.

Supriya Bavadekar, një nga pjesëtarët e ekipit të studimit, theksoi për 'Daily Mail':

"Kërkimi ka dalë në përfundim se ngrënia e picës ul rrezikun e prekjes nga kanceri. Por, studimi është në fazat e para dhe duhen ende eksperimente të tjera."

"Avantazhi është se rigoni përdoret në shumë ushqime, por karvakroli i rigonit mund të tretet ende pa bërë efekt kështu që po punojmë për një medikament", shtoi Bavadekar.

Lea

Re: Lajmet nga Shendetsia

Ungelesener Beitragvon Lea » Do 26. Apr 2012, 22:57

Ushqimi dhe seksi, të programuar që në lindje

Studiuesit kanë hedhur një hap të madh përpara në kuptimin e asaj pjese të trurit, që komandon dy instiktet më të rëndësishme të çdo gjallese, ushqimin dhe riprodhimin.

Kërkuesit në "Darmouth College" arritën të testojnë me sukses dhe të zbulojnë se niveli i akvitetit në një pjesë të trurit të quajtur "nucleus accumbens" i lejon ata të parashikojnë me saktësi sjelljen e njerëzve ndaj ushqimit dhe ndaj tërheqjes seksuale.

Vullnetareve femra iu skanua truri ndërsa i paraqiteshin imazhe erotike apo të ushqimeve të ndryshme, për të parë çdo reagim që ndodhte.

48 gratë, të cilat nuk e dinin se cili ishte objekti i studimit, u rikthyen në qendër gjashtë muaj më parë dhe përmbushën disa pyetësorë.

Ata persona që kishin një reagim më të fortë ndaj fotografive me ushqime ishin më të shëndoshë dhe kishin fituar në peshë gjatë gjashtë muajve.

Ndërkohë, personat që shfaqën një reagim më të lartë të trurit ndaj pamjeve erotike, dëshmuan se kishin kërkesa më të mëdha seksuale dhe se përfshiheshin më shpejt dhe më shumë në lidhje.

Sipas autorëve të studimit, tashmë mund të kuptohet më mirë qasja e njerëzve ndaj dy instikteve të lindura, ai i ushqimit dhe ai seksual, të cilët kanë një predispozitë të caktuar që në lindje, pasi ndikohen nga një pjesë e specifikuar e trurit

admin
Site Admin
Beiträge: 349
Registriert: Do 9. Aug 2007, 15:08
Wohnort: Gjermani
Kontaktdaten:

Patjetër duhet të lexohet, dhe patjetër duhet të shpërn

Ungelesener Beitragvon admin » Do 21. Nov 2013, 01:03

Është traditë në Japoni që të pihet ujë menjëherë pasi që të zgjohet nga gjumi në mëngjes.

Pas një analize shkencore u dëshmua vlera e saj.Ne do të japim disa të dhëna më poshtë dhe një përshkrim se si ta përodrim ujin lexuesit tanë.

Vlen për sëmundjet e mëparshme dhe serioze,gjithashtu edhe për sëmundjet moderne të kohës sonë,trajtimi i ujit ishte i sukseshëm nga medicina Japoneze si 100 % shëruese për këto sëmundje:

Kokëdhimbje,trup dhimbja,sistemi i zemrës,artriti,për rahjen e shpejtë të zemrës,epilepsin,teprimi i kilogramëve,bronkiti,astma,TB(tuberkuloza),meningitis,veshkët,sëmundjet gjatë urinimit,të vjellurit,gastritis,diarea,diabetis,kapsllëku,majasili,gjithë sëmundjet e syve,mitra ,kanceri dhe çregullimet menstruale,sëmundje të hundës,veshit dhe fytit.

Metoda e trajtimit:

1.Para se të ngriheni nga shtrati për ti larë dhëmbët,pini 4x160 ml ujë.

2.Lani dhëmbët dhe gojën,por mos ha azgjë për 45 minuta.

3.Pas 45 minutave mund të hani dhe pini normalisht.

4."15 minuta pas mëngjesit,drekës dhe darkës,mos hani dhe mos pini azgje për 2 orë të tëra.

5.Ata që janë të moshuar,apo të sëmurë,dhe nuk kanë mundësi që ti pijnë 4 gota ujë në fillimin e terapisë,le të përpiqen dhe le të fillojnë dalë ngadalë ,nga një gote, pastaj nga 2, deri sa ta arijë normën e 4 gotave në ditë.

6.Kjo metodë e trajtimit do të shëron të sëmurit,kurse të tjerët që do ta praktikojnë do të kanë një jetë të shëndetshme.

Lista që do ti numërojmë më poshtë e jep numrin e ditëve për trajtimin e nevojshëm për të shëruar/kontroluar/dhe regulluar këto sëmundje:

1.Presioni i lartë në gjak (30 ditë)

2.Lukthi dhe stomaku (10 ditë)

3.Diabeti (30 ditë)

4.Kapsllëku (10 ditë)

5.Kanceri (180 ditë)

6.TB ( Tuberkuloza) (90 ditë)

7.Artriti ,pacienti duhet të ndjekë trajtimin e mësipërm vetëm për 3 ditë në javën e parë,kurse filluar nga java pas kësaj do të vazhdon trajtimin 2 ditë në javë.

Kjo metodë e trajtimit nuk ka efekte anësore ,por gjatë trajtimit mundet që njeriu vetëm të urinojë më shumë se normalja.

Është më mirë për ne që të vazhdojmë me këtë dhe ta bëjmë këtë procedurë shprehi në jetën tonë.Pra pini ujë,qëndroni të shëndetshëm dhe aktiv.
Kjo vërtet ka kuptim ...Kinezët dhe Japonezët pinë çaj të nxehtë gjatë ngrënies e jo ujë të ftohtë.Ndoshta është koha që ta miratojmë traditën e tyre edhe ne gjatë ngrënies.Nuk do të humbasim azgjë,vetëm se do të fitojmë.
E ju që dëshirojni të pinë ujë të ftoht,ky artikull është shum i vlefshëm që ti ta zbatosh këtë.
Ndoshta na duket e këndshme që të pijmë një gotë ujë të ftohtë pas ngrënies.Mirpo,uji i ftohtë do ti ngurtësojë gjërat e yndyrshme që i ke konzumuar.Dhe kjo do ta ngadalsojë tretjen.

Pra,kjo jashtëqitja e hollë me acide,do të ngadalsohet dhe do të thithët më shpejtë nga zorrët se sa ushqimet e ngurta.Dhe do ti rrudhë zorrët.
Dhe shumë shpejtë,kjo do të shëndrohet në yndyrë,dhe do të çojë drejt kancerit.Është me e mira që të pihen supa të nxehta apo ujë të ngrohtë pas ngrënies.

Një shënim serioz për ata me sulm në zemër:

-gratë duhet ta dinë se jo çdo sulm në zemër mund të jepë simptome në dëmtimin e krahut të majtë.
-të ketë kujdes nga dhimbjet e shpeshta rreth nofullës në fytyrë.
-mund që mos të keni dhimbje në gjoks gjatë një sulmi në zemër.
-neveria dhe djersitja janë gjithashtu simptome që shfaqen.
-60% të njerëzve që kanë sulme në zemër gjatë fjetjes nuk zgjohen përsëri.
-dhimbjet e nofullës mund që tju zgjojnë nga gjumi i rëndë.Pra të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm.Aq më tepër që mësojmë për këtë,aq më të mëdha janë shancet për mbijetesë.

Një kardiolog thotë se nëse këtë që e lexuat e shpërndani në faqe të facebookut ,apo në e-maila për ti informuar të tjerët,ju sigurt mund ta shpëtoni të paktën një jetë.
Dateianhänge
zemra.jpg
zemra.jpg (39.76 KiB) 2711 mal betrachtet


Zurück zu „Shendeti dhe Mjekesia“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast