Albanet dhe Iberet e Kaukazit

Shkruani rreth Letersise Shqiptare...
Lea

Albanet dhe Iberet e Kaukazit

Ungelesener Beitragvon Lea » So 2. Sep 2012, 15:09

Albanet dhe Iberet e Kaukazit

Keto dy popullsi te pastra pellazge i kane bere fort kureshtare gjuhetaret dhe etnologet e te gjithe botes.

Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe, po te marin parash se duke u nisur nga hipoteza e nje prejardhjeje te vetmen te njeriut, per shembull, nga Pamiri, dhe nje loje te dyndjeve se njerezimit, qe eshte krejt ne kundershtim me ate qe ka ndodhur ne realitet, - domethene qe kurre nuk ka pasur indoeuropiane ose indogjermane, qe do te kene emigruar nga India drejt Europes, por qe ka pasur pellazge, arge ose arias, te cilet duke u nisur, perkundrasi nga Europa drejt Azise, kane pushtuar Indine dhe i kane kthyer ne ariase popullsine e saj, - nuk do te shpjegohej ekzistenca e ketyre popujve, te izoluar ne kete drejtim.

Keshtu emri ALBANI, te cilet gjeografet e lashte i japin nje vend ne Kaukazin Lindor, atje ku sot ndodhet republika e Dagistanit(vendi i maleve), nuk eshte vene kote e rastesisht. Per kete ka pasur arsye, sepse ky vend i rrethuar nga male te larta piktoreske, qe arrijne deri ne lartesine 5500 m mbi nivelin e Detit te Zi mdje me larte nga ana e Detit Kaspik dhe pershkruar nga shume rrjedha uji, qe kane nje bukuri natyrore te hatashme e magjepse, dhe qe e bejne pjellore fushen e pamate qendrore. Te gjitha keto bukuri e cilese, nuk mund te mos u kujtonin argeve, ariasve ose shqiptateve te ekspedites ne vazhdim, vargmalet e vendlindjes dhe te mos i mbanin ne keto vise sa me gjate dhe ti shtynin me kalimin e kohes qe te mbeteshin e te nguleshin aty perfundimisht.

Edhe Straboni e ka pershkruar kete vend si te perbere nga lugina e madhe dhe e bukur e lumit Kuro, qe eshte emri i sotem (qe i jepet) ne persishten; sic thote ai, nga ana lindore ai prek detin Kaspik dhe ne perendim ka nje kufi te perbashket me Iberine e Kaukazit, qe gjithashtu eshte banuar nga pellazge, te cileve iu dha emri ibere. Ne veri te kesaj lugine ngrihen malet e Kaukazit dhe nje jug shtrihet Armenia.

Megjithate, duke ndjekur Plinin, albanet nuk banonin vetem ne territoret e kesaj Albanie te Kaukazit; ato banoni gjithashtu ne gjithe luginat e maleve te Kaukazit dhe ne pjesen tjeter te vendit qe arrinte deri ne Samari.

............

Dhe eshte e sigurt se fakti qe ariasit e Ekspedites se pare drejt Indise nuk parapqlqyen te shtyheshin me larg, por u ngulen ne kete vend, e bene kete sepse bukuria natyrore e vendit sigurisht u pelqeu shume ne fillim, por e bene kryesisht per shkak se pritja e perzemert e vellezerore e popullsise vendase pellazge ose shqiptare, qe atehere nuk ishte perzier aspak si popullsite e tjera vendase te Sirise, Fenikise, Palestines Egjiptit, Mesapotamise dhe viseve te tjera lindore te Azise se Vogel qe flisnin te njejten gjuhe me ta, domethene gjuhen pellazge ose shqipe, i magjepsen dhe i bene te vendosnin te braktisnin trupen e Ekzpedites dhe te vendoseshin ne vendin e ri. Dhe keshtu kjo popullsi me origjine shqiptare nga Albania e Kaukazit, e shtuar nga ardhja e Ekspedites se pare, u be shume e rendesishme, e njohur dhe me emer qe nga epoka historike me e lashte dhe u perthith vetem shume vone, pas mijevjecarit te pare te eres sone.

Lea

Re: Albanet dhe Iberet e Kaukazit

Ungelesener Beitragvon Lea » So 2. Sep 2012, 15:11

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe miqtë e tij të rinj nga Azerbajxhani, janë bazuar në një teori historike të hedhur poshtë nga të gjithë gjuhëtarët dhe shkencëtarët për të justifikuar një marrëdhënie që mbetet në thelb thjesht biznes pa skrupuj moralë. Berisha dhe ambasadori i Presidentit azer Aliyev në Greqi, Rahman Mustafayev, deklaruan veçmas se sipas tyre, Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një lidhje të vjetër që nga shekulli i katërt para Krishtit, kur në veprat e gjeografëve të klasicizmit grek, doli një shtet i njohur si Albania dhe që gjendej në territorin e sotëm të Azerbajxhanit. Që të dy thanë se ia lënë “shkencëtarëve” të shqyrtojnë lidhjen mes Shqipërisë së Ballkanit dhe Albanisë së Kaukazit, por që të dy e gjetën këtë teori të vlefshme për të justifikuar miqësinë e sotme. Për më tepër, disa nacionalistë serbë pretendojnë se shqiptarët janë një popull kaukazian që i kanë sjellë turqit në shekullin e 16 për të shtypur serbët, duke përdorur pikërisht teorinë që Kryeministri shqiptar po përdor sot për të justifikuar miqësinë e tij me diktatorin Aliyev.

“Historia e lidhjeve të përbashkëta midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4”, tha Mustafayev, i cili është diplomati i një vendi diktatorial që e nis fjalën e tij duke cituar paraprakisht një mendim të “vyer” të Presidentit Aliyev, i cili nuk është shumë i ndryshëm nga Enver Hoxha për nga rekordi që ka krijuar me dhunimin e të drejtave të njeriut.

“Në planetin tonë ka pasur dy Shqipëri, një ‘Albania e Kaukazit’ dhe një Shqipëri në Ballkan”, tha Berisha pas vizitës së tij në Azerbajxhan.

Albania e Kaukazit

Në fakt, një “Shqipëri” e Kaukazit nuk ka ekzistuar kurrë. Gjeografët grekë kanë shkruar për një vend që quhej Albania dhe që gjendej diku në Kaukaz. Se si e quanin banorët vendin e tyre, këtë nuk e di askush. Dihet se ky shtet pushoi së ekzistuari në shekullin e 11. Trashëgimia e këtij shteti pretendohet njëkohësisht nga azerët dhe armenët, të cilët dëshirojnë në këtë mënyrë të justifikojnë ekzistencën e vet. Gjuha e këtij vendi e studiuar nga dorëshkrimet, është klasifikuar si gjuhë kaukaziane, gjë që vërteton mungesën e lidhjes me gjuhën shqipe, e cila është indoeuropiane. Disa studiues të Mesjetës zbuluan dy emrat por që nga shekulli i 19, askush nuk beson më në lidhjen mes Shqipërisë dhe Albanisë së Kaukazit.

Biznesi

Dy faktorë ekonomikë janë përdorur nga Kryeministri shqiptar për miqësinë e tij me Azerbajxhanin, përpos lidhjes “së gjakut”. Teoria e parë ka të bëjë me gazsjellësin TransAdriatik (TAP). Ky projekt zvicerano-norvegjez gazsjellësi që synon të marrë gaz nga Azerbajxhani për ta dërguar në Europë, duket se nuk ka shumë nevojë për miqësinë e Berishës me Aliyev. TAP ka sakaq mbështetjen e shteteve të fuqishme si Norvegjia dhe Zvicra. Teoria e dytë është interesimi i një kompanie azere për privatizimin e “Albpetrol” si dhe për ndërtimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit në Shqipëri. “Albpetrol” është nxjerrë në shitje, por të gjitha asetet e saj të vlefshme i janë marrë sakaq nga kompani të tjera private. Që të dyja këto aspekte biznesi duket se mund të vendosen në listën e gjatë të projekteve shumëmiliardëshe që Kryeministri shqiptar i ka propaganduar me bollëk gjatë viteve të fundit, por që nuk u bënë realitet kurrë.

Ndërkohë, nevoja për të gjetur një lidhje gjaku për të justifikuar një marrëdhënie biznesi në tentativë, duket se është një temë e vlefshme për sociologët. Shqipëria ka një histori të krijuar gjatë periudhës komuniste të justifikimit të partneriteteve tregtare e diplomatike me ideologji.


Zurück zu „Letersia Shqiptare“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast