Muzika Popullore

Muzike te ndryshme Popullore...
ALEN
Beiträge: 121
Registriert: Mi 10. Mär 2010, 18:10

Muzika Popullore

Ungelesener Beitragvon ALEN » Mo 13. Sep 2010, 22:30

Muzika Popullore
Një studim sistematik i muzikës tradicionale shqiptare u bë i mundur vetëm në fillimet e viteve '30 falë muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi këngë dhe melodi popullore shqiptare. Për shkak të formimit të veçantë malor të vendit dhe për shkak të vështirësive të lidhjeve e cila kushtëzohej nga mungesa e rrugëve të komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur të paprekura karakteristikat dhe format e saj deri në vund të viteve 1800. Mungesa e ndikimeve është më e qartë nëse shihet në lidhje me arbëreshët e Italisë.
Bashkësitë e formuara nga pasardhësit e shqiptarëve të cilët u larguan nga Shqipëria në mesin e dytë të viteve 1.400 për të mos rënën nën zgjedhën turke dhe që kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nëpërmjet përmbledhjeve të regjistrimeve fonografike të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe të etnomuzikologjisë rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipëria dallohet nga ana muzikore për një traditë të pasur në polifoninë vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht këndohet nga dy, tre apo katër zëra, të ndjekura nga një kor burrash apo nga një kor grash, pa shoqërim istrumental. Por kemi edhe melodi të kënduara nga zëra të ndërthurrur, të cilat edhe pse kanë ekzistuar edhe me parë kanë marrë më tepër zhvillim pas çlirimit të Shqipërisë. Polifonia vokale shtrihet në pjesën mesdhetare të Shqipërisë nga lumi Shkumbin deri në Çamëri.
Kjo zonë ndahet më pas në dy sisteme polifonikë. Sistemi Lab që përfshin rrethin e Tepelenës, Vlorës, Gjirokastrës dhe një pjesë të Sarandës, dhe sitemi Toskë që nis nga lumi Vjosë dhe deri në lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugës, Ohrit, dhe deri në Prespë në Maqedoni. Nëse sitemi Lab dallohet për ndryshimin e thellë mes zërave, sitemi Toskë përkundërazi përmban një ritëm të lirë dhe një ecuri të zërave me intervale muzikore më dalluese dhe me shoqërime që pasurojnë meloditë. Repertori i tyre është i ndërtuar më së shumti nga këngë historike me karakter të theksuar nacionalist dhe nga këngë me origjinë fshatare për dashurinë, shpotitëse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqëron këngët e vallet dhe përbën atë orkestër që quhet "Saze". Në përgjithësi në veri të vendit zë vend të dukshëm një formë radikale muzikore e këngëve epike, më të vjetrat e të cilave janë Rapsoditë për Kreshnikët. Këngëtari (rapsodi) shoqërohet nga vegla muzikore me tela, ndërsa në Jug pikërisht për gjurmën polifonike të këngëve, funksioni i instrumenteve është i drejtuar drejt një virtuizmi. Instrumentet e frymës përdoren në të gjithë vendin. Instrumentet shqiptare kanë një shpërndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e përdorimit nuk përputhen më traditën e folklorit të popujve fqinjëve.
Si shembull mund të përmendim "Lahutën" (instrument një tel që realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i përdorur në zonën e Korçës dhe Pogradecit), "Çiftelia" (instrument me dy tela shumë i përdorur në gjithë vendin, sidomos në Veri), "Sharkia" (instrument me pesë tela që përdoret për të shoqëruar vallet në Kosovë), "Buzuku" (instrument me gjashtë tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipërisë i përmendur që në shekullin e V apo të VI para erës së re), Bilbili (që imiton timbrin dhe cicërimën e zogjve), Kavalli (instrument me origjinë baritore), Surla (përdoret në muzikën e karakterit epik) dhe në fund tamburet e përmasave të ndryshme Daullja dhe Lodra që shoqërojnë këngët dhe vallet pothuajse në të gjithë vendin.

Muzikantët
Qëndrat më të rëndësishme të shpërndarjes për formimin e muzikantëve që aktualisht janë prezentë në skenën artistike shqiptare janë, qyteti i Korçës ku mund të përmendim Eli Farën, këngëtarja më e dashur dhe më e famshme e Jugut të vendit, e njohur edhe jashtë Shqipërisë për turnetë e shumta; qyteti i vogël malor Permeti ku kanë lindur dy muzikantë të njohur popullorë, klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton në qytetin e Përmetit dhe Remzi Lela i cili tani jeton në Tiranë dhe është lideri i grupit që shënon numrin më të madh të regjistrimeve muzikore të viteve të fundit, Familja Lela nga Përmeti. Përsa i përket traditës së këngës epike në Veri të vendit mund të përmendim këngëtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyçi.

Organizimi
Vlerësimi dhe përhapja e trashëgimnisë muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave të diktaturës komuniste. Orkestrat tradicionale janë zgjeruar edhe me instrumente të tjera si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente elktronike si organo. Një takim me rëndësi ka qenë për shumë kohë Festivali i Gjirokastrës i cili pas disa vjet ndërprerjeje ka filluar të zhvillohet përsëri. Ky festival zhvillohej çdo 5 vjet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe ishte një aktivitet që afronte brezat e vjetër dhe të rinj të këngëtarëve popullorë nga krahina të ndryshme

Zurück zu „Muzika Popullore“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast