Humori

Thone qe qeshja te zgjat jeten, por edhe rrudhat... :-) ! Le te qeshim sa te mundemi me barcaleta te ndryshme...
ALEN
Beiträge: 121
Registriert: Mi 10. Mär 2010, 18:10

Humori

Ungelesener Beitragvon ALEN » Mo 13. Sep 2010, 22:34

shqiptar është i pasur me elemente të së qeshurës. Nuk gabojmë në se themi se ajoo që mbisundon në këngët e vallet tona është drita, optimizmi. Këtu pa tjetër ka ndikuar edhe vetë natyra e vendit, shkëlqimi i diellit, qartësia e qiellit që sundon në pjesën më të madhe të vitit, karakteristikë kjo e gjithë viseve rreth e qark Mesdheut. Te qeshurën e hasim per këtë në shumë aspekte te folklorit që pasqyron çaste të ndryshme të jetës së njeriut. Dhe kjo jo vetëm, p.sh., në këngët e dasmës, ku prania e humorit ngjan plotësisht e justifikuar, por edhe në mjaft këngë të llojit "serioz", siç mund të jenë këngët historike, këngët e trimërisë etj. Megjithatë duhet thënë se në folklor ka zhanre të saj në të cilat spikat më shumë komikja, e cila edhe këtu është e dy llojeve; ajo paraqitet në formën e humorit, ku vihet në lojë, kritikohet lehtë diçka e një personi apo veprimi të cilin në përgjithësi ne e duam, madje në të tilla raste humori mund te jetë një mënyrë e shprehjes së kësaj dashurie; edhe në formën e satirës, ku vihet, në lojë e kritikohet një person apo një dukuri që është krejt i papranueshme për ne.
Ja disa shembuj. Te kënga e parë, humori bëhet me flokët e vajzës:

Mori e mira flokët e ngata
shkurtoi pak sat' doket qafa!

Kurse te shembulli i dytë, humori që fsheh dashurinë bëhet me anë të rimës së vazhdueshme dhe fjalëve turqisht:

A çua Rushja në saba,
kapi sitën me bismila...
-Bismilahi, mori sitë,
me durë t'bardha ta kam ngjitë.

Të qeshurit është i përhapur në, folklorin e të gjitha krahinave tona. Kjo është një karakteristikë e vetë psikologjisë se shqiptarit që di të shohë anën komike dhe në dukuri që për nga natyra nuk janë të tilla. Edhe vetë karakteri i gjuhës shqipe, ku shpesh fjalët kanë apo marrin lehtë kuptim të dyfishtë humoristik, ndihmon në këtë. Megjithëse ende pa u mbështetur në hulumtime më të plota, mund të thuhet se shquan mbi të gjithë humori shkodran, spontan dhe i mençur, humori dibran, herë-herë tepër i fshehur (veçohet në këtë mes humori i fshatit Muhur), humori myzeqar që buron në më të shumtën nga situata dhe batuta në dukje jo të mënçura apo të një mençurie të maskuar me budallallëk
(humori i shejtan-budallait), humori gjirokastrit dhe ai i Tiranës mbështetur më shumë në lodrën e nëndialektit etj.
Dihet se te qeshurit sjell me vete një kritikë të lehtë apo të rëndë, sipas rastit, për një person apo për një veprim të caktuar etj. -Humori i popullit tonë nuk bën përjashtim. Madje duhet thënë se përpara këtij humori nuk ka tabura, persona, veprime a dukuri të paprekshme. Ai mban qëndrim dhe ve në lojë çdo gjë që nuk pranohet prej tij qoftë tërësisht, qofte pjesërisht. Siç është lehtë e kuptueshme,
është vështirë të gjesh në tërë këtë një filozofi të vetme, tepër solide e tepër kompakte. Edhe pse një fill qëndror ekziston në vija të përgjithshme, nuancat e kësaj filozofie janë të shumta, mbasi psikologjitë dhe mentalitetet që e përbëjnë janë të shumta e të ndryshme. Megjithatë mund të thuhet në vija të përgjithshme se në folklorin tonë vihen në lojë veset-gënjeshtra, përtacia, mëndjemadhësia, egoizmi etj; vihen në lojë ata që të presin në besë, por edhe ata që gënjehen lehtë; ata që me rrobën e sundimtarit shtypin të tjerët, por edhe ata që ulin zverkun dhe i nënshtrohen fatit, ata që nuk dinë ç'është miqësia, por edhe ata që për "mikun" janë gati t'i venë flakën shtëpisë; ata që janë armiq të lirisë, shtypës të popullit, por edhe ata që janë gati të jetojnë si derrat pa ndier nevojën e lirisë; ata që nuk dinë ç'është frika e Perëndisë, por edhe ata që janë fanatikë të tërbuar etj

Zurück zu „Humori“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast