Alfabeti,,,udhetim mes shekujve..!!

Shkruani dhe Diskutoni me Bashkatedhetaret tuaj rreth qdo qeshtjeje qe ka te bej me Shqiperine
Benutzeravatar
ZEMRA E KOSOVES
Beiträge: 525
Registriert: Sa 15. Nov 2008, 20:06
Wohnort: atje ku zemra lendohet pa faj...!!!
Kontaktdaten:

Alfabeti,,,udhetim mes shekujve..!!

Ungelesener Beitragvon ZEMRA E KOSOVES » Di 24. Feb 2009, 18:03

ALFABETI,,,,,,,,,UDHETIM MES SHEKUJVE ..

Gjatë ditëve që mbahej Kongresi i Manastirit, e nxehur prej reagimit të xhonturqve, përpjekjeve pa fund për të gjetur një zgjidhje për alfabetin shqip, Parashqevi Qiriazi do të shkruante atë që akoma edhe sot quhet himni i ABC-së: "... Sot është dita shqipëtarë të përpiqemi, alfabetin tonë të mbrojmë, shpejt o burrani, shkronjat tona janë të arta ato duamë...". "Unë shkrova himnin e alfabetit", lexohet në një letër që mban firmën e saj, ekspozuar në një vitrinë të veçantë në ekspozitën "Rruga e alfabetit kombëtar", një aktivitet i cili u çel dje në mbrëmje në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Parashqevi Qiriazi, e cila në vitin 1908 ishte një ndër delegatet e Kongresit, thuri himnin e ABC-së, por para saj, shumë bashkëkohës, edhe të tjerë, kishin nisur betejën për ABC-në. Kushdo mund ta përshkojë edhe një herë rrugën e alfabetit kombëtar. Një rast i rrallë, një udhëtim në shekuj, për t"u njohur më nga afër me punën e gjithë atyre intelektualëve që dhanë kontributin e madh në shkrimin e gjuhës shqipe, vjen me ekspozitën që përshkon këtë pjesë të rëndësishme të historisë së vendit. E realizuar me mbështetjen e Arkivit Qendror të Shtetit dhe me një pjesë të fondit të Institutit të Historisë, në këtë ekspozitë, ngjarjet më të rëndësishme kushtuar alfabetit janë ndarë në rreth 22 stenda.

Aty gjen dokumente origjinale dhe shumë të rëndësishme, siç është alfabeti i anonimit elbasanas, apo ai i Dhaskal Todrit, ose gjurmën e parë të shkrimit të shqipes, me të famshmen "Formulë të Pagëzimit" e vitit 1462, për të vazhduar me "Mesharin" e Gjon Buzukut, e për të vijuar më pas me të gjitha dokumentet që na çojnë deri te Kongresi i Manastirit. Sepse ky është edhe qëllimi i ekspozitës, e cila organizohet me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Ndërsa në vitrinat ekspozuese gjendet edhe një kodik i rrallë i familjes Popa nga Elbasani. Kodiku ka qenë i ruajtur në fondin e Lef Nosit. Ai është shkruar pikërisht mbi alfabetin e Dhaskal Todrit. Këto dokumente janë një dëshmi më shumë, të cilat rrëfejnë faktin se alfabeti i Todrit është shtrirë në të gjithë zonën e Elbasanit. Në këtë zonë, ai ishte mjeti i mirëfilltë i shkrimit të gjuhës shqipe. Në të njëjtën kohë, për këtë ekspozitë janë siguruar variante të ndryshme të alfabeteve të gjuhës shqipe. Është ekspozuar për publikun në këtë pasqyrim të udhëtimit të shqipes edhe Evëtari, alfabeti i Naum Veilharxhit... "Rruga e alfabetit kombëtar" vjen për të gjithë të interesuarit e shoqëruar me një numër të konsiderueshëm dokumentesh origjinale, të paekspozuara më parë në këtë formë. Një paradë e vërtetë abetaresh, përveç varianteve të ndryshme të alfabetit të shqipes, shoqërojnë dorëshkrimet e të gjithë atyre që bënë betejën e tyre për t"i dhënë formë e për të gdhendur gjuhën shqipe, "për t"u shtypur e për mos u çdukur, si dhe të tjera prej kohës që i ha të gjitha", siç do të thoshte në një letër Kostandin Kristoforidhi.

Për herë të parë janë ekspozuar një pjesë e mirë e abetareve që i kushtohen gjuhës shqipe, duke nisur që nga autorët anonimë e deri tek ato më të njohurat. Në një farë mënyre, organizatorët janë munduar të sjellin në ekspozitë një paradë të abetareve, sepse një ngjarje e rëndësishme, siç është edhe 100-vjetori i Kongresit të Manastirit, e meritonte këtë përkushtim dhe këtë ekspozim kaq të veçantë.

Sipas Enver Kushit, shef i sektorit të muzeologjisë pranë Muzeut Historik Kombëtar, i cili është marrë me konceptimin e të gjitha stendave, ekspozita ka tri shtylla kryesore, mbi të cilat është ngritur. "Shtylla e parë janë pikërisht këto 22 stenda, të cilat rrëfejnë shqipen e shkruar që nga dëshmitë e para të saj e deri te Kongresi i Manastirit, që është edhe finalja kur u miratua alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe", thotë ai, duke nënvizuar faktin se në këtë paraqitje të shqipes së shkruar ka një informacion të pasur në lidhje me alfabetin shqip e jo më kot ekspozita quhet "Rruga e alfabetit kombëtar". "Ne këtu kemi rrugën 700-vjeçare të shqipes së shkruar, si ka ardhur ajo deri në ditët tona. E veçanta, sipas mendimit tim, është fakti që për herë të parë vijnë rreth 60 alfabete, nga rreth 160 që janë gjithsej", vazhdon Enver Kushi. E në të vërtetë nuk mund të mos habitesh me larminë e alfabeteve në këtë rrugëtim mes shekujsh. "Gjuha është provuar të shkruhet me tri lloje alfabetesh. I pari është alfabeti latin, shumë i rëndësishëm për hir të së vërtetës, pasi intelektualët tanë nuhatën se Shqipëria nuk ishte një oaz i veçuar, por ishte pjesë e Evropës dhe duke qenë e tillë, ata u mbështetën nga Perëndimi dhe jo pa qëllim zgjodhën si bazë alfabetin latin. Këtu përmendim babain e shqipes, që është Gjon Buzuku, me veprën e madhe "Meshari". Mund të themi se ai është themeluesi i alfabetit të parë shqip dhe mbi këtë bazë janë shkruar librat e tjerë. Pastaj vijnë figura të tjera të shquara, si pjetur Budi e Frang Bardhi, të cilët janë korifenjtë e kulturës shqiptare. Ata shkruan shqip në bazë të alfabetit latin", vazhdon më tej Kushi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fillim të vitit që vjen, ndërsa pritet të çelet edhe në Manastir, në Tetovë, Shkup e Kosovë. "Të gjithë shqiptarët kanë nevojë të njihen me të tilla përpjekje", përfundon Enver Kushi, shef i sektorit të muzeologjisë pranë Muzeut Historik Kombëtar.


"Rruga e alfabetit kombëtar"


Arbëreshët

Intelektualët arbëreshë kanë zënë një vend të veçantë në këtë ekspozitë kushtuar alfabetit, duke filluar nga autori më i vjetër i saj, që është Lekë Matrënga. Vepra e Matrëngës "Doktrina e Kërshtenë ", e cila u botua në Romë në vitin 1592, rrëfen, veç të tjerash, edhe për gjendjen demografike të arbëreshëve, për disa karakteristika të shqipes dhe në thelb tregon për një gjendje të tillë kulturore, ku mësimi në shqip është kthyer në etje. Në këtë ekspozitë gjenden edhe dokumente origjinale nga Jeronim De Rada, apo edhe Zef Serembe.


Arvanitasit

Arvanitasit zënë një vend të veçantë në këtë ekspozitë. Dy nga më të rëndësishmit janë Panajot Kupitori, i cili është njëkohësisht edhe autor i një abetareje dhe Anastas Kullurioti. Ata zënë një vend të rëndësishëm në shkrimin e gjuhës shqipe. Kupitori është autor i një libri "Studimet shqiptare" dhe i një fjalori greqisht-shqip, ndërsa Kullurioti ka hartuar një abetare të veçantë me të folmen e arvanitasve të Atikës. Mark Boçari gjithashtu shkroi një fjalor me 2378 fjalë greqisht-shqip. Fjalori ka rëndësi të madhe historike, por edhe gjuhësore.


Shkolla e Voskopojës

Në këtë ekspozitë, një vend të veçantë zë edhe shkolla e Voskopojës. Voskopoja ka qenë një nga vendet më të mëdha lavdiplota, një nga vendet kulturëdhënëse të Shqipërisë në shekullin e 18-të. Shkolla e Voskopojës ka nxjerrë tri figura të shquara. Ata janë Theodhor Kavaljoti, Dhanila Damxhi dhe Grigor Voskopojari, i njohur edhe si Grigori i Durrësit. Të tre këta burra krijuan një shkollë më vete, si për sa i përket gjuhës, ashtu edhe sa u përket problemeve të alfabetit të shqipes. Ata u përpoqën të krijojnë një alfabet më vete të gjuhës shqipe.


Shkolla e Elbasanit

Një shkollë më vete ishte edhe ajo e Elbasanit. Fillimet e saj fillojnë me alfabetin e Anonimit të Elbasanit, për të vazhduar më pas me përpjekjet dhe me alfabetin e Theodhor Haxhifilipit, (Dhaskal Todri), i cili kishte studiuar në Akademinë e Voskopojës. Një meritë e Todrit është se përktheu dy Dhiatat, e në këtë mënyrë krijoi një traditë të shkrimit të gjuhës shqipe në Elbasan. Një alfabet krejt i veçantë i kësaj krahine, që është i pasqyruar në ekspozitë.


Shqipja me alfabet grek

Në ekspozitën e titulluar "Rruga e alfabetit kombëtar", një vend të veçantë zë edhe gjuha shqipe e shkruar me alfabet grek. Janë përpjekje të veçanta këto të intelektualëve të ndryshëm, me në krye Vangjel Meksin. Vangjel Meksi (1770-1823), edhe pse doktor nga profesioni, është autor i një gramatike shqipe dhe i një alfabeti shqip me shkronja greke, por edhe me 9 shkronja latine, si dhe përkthyesi i parë në shqip i ungjillit (1821). Laboviti Vangjel Meksi njihej si mjek popullor në të gjithë Vilajetin e Janinës.


Shqipja me alfabet arab

Një vend në vitrinat e dokumenteve të çmuara të shqipes së shkruar zë edhe shqipja e shkruar me alfabet arab. Kjo mënyrë e të shkruarit të gjuhës fillon me ata që në letërsinë e shqipes njihen si bejtexhinj. Këta të fundit janë më së shumti edhe autorët që e kanë shkruar shqipen në gjuhën arabe. Në shekullin 18-të, në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke "bejte", vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.



Rilindësit

"Rruga e alfabetit kombëtar" nuk mund të kuptohet pa përpjekjet e rilindësve të mëdhenj. Në mënyrë të veçantë zë vend Naum Veqilharxhi. Abetarja e parë shqipe është ajo e Naum Veqilharxhit, por babai gjithashtu i shqipes mund të quhet pa dyshim edhe Kostandin Kristoforidhi me alfabetin e veçantë me bazë latine dhe me bazë greke. Kristoforidhi është gjithashtu edhe autor i një fjalori e abetareje të rrallë, e cila ka arritur deri në ditët tona, një alfabet me 36 germa. Edhe alfabeti i Pashko Vasës pati rëndësinë e vet, pasi u kthye një nga bazat e alfabetit të Stambollit në vitin 1879.


Alfabeti i Stambollit

Nën drejtimin e Sami Frashërit u ngrit një komision për ndërrimin e alfabetit, ku morën pjesë Pashko Vasa, Hoxha Tahsimi etj. Me këtë alfabet u shkruan mjaft libra, duke nisur nga ata të Naim Frashërit dhe Samiut. Alfabeti u shtri edhe në koloninë e jugut, pak mes shqiptarëve të Bukureshtit, si dhe mes atyre të Shqipërisë së Mesme. Alfabeti nuk arriti deri në Shqipërinë e Veriut, sepse në pjesën e katolikëve vepronin dy shoqëri të tjera, "Bashkimi" dhe "Agimi". "Bashkimi" themeloi alfabetin mbi bazë të atij latin, ndërsa "Agimi" solli alfabetin e veçantë, sipas parimit një tingull një shkronjë.


Kongresi i Manastirit

Dy stendat e fundit mbyllen me Kongresin e Manastirit, që u mbajt nga data 14 deri më 22 nëntor. Këtu kemi fotografi e shkrime nga delegatët pjesëmarrës. Dokumentet pasqyrojnë atmosferën e Kongresit, si dhe pjesë nga komisioni që u ngrit për hartimin e alfabetit, me në krye Gjergj Fishtën. Në krah të këtij personaliteti të madh të letrave shqipe, gjendeshin dy personalitete të tjetra të mëdha, siç ishte Mit"hat Frashëri dhe Luigj Gurakuqi. Komisioni përbëhej nga 11 veta. Pasi shqyrtoi variantet, komisioni më në fund vendosi alfabetin që përdorin sot shqiptarët. Në ekspozitë gjendet varianti përfundimtar i shkëputur nga ajo periudhë.






Studim i Kostandin Kristoforidhit, mbi alfabetin e Dhaskal Todrit dhe shtrirjen e përdorimin e tij në Elbasan


"Përdorimi i këtyre shkronjave është i çuditshëm dhe sqarimi i tyre është fundosur në kaosin e harresës. Kaq vetëm mund të themi se banorët e Elbasanit i përdornin ato dhe prej këtyre dhe disa vende të afërme. Në vende të tjera të Shqipërisë janë krejt të panjoftura. Banorët e Elbasanit i supozojnë këto origjinale dhe tradicionale, megjithatë shtojmë se qyteti shqiptar, Voskopoja që është shkretuar i përdorte këto. Një... banor i Elbasanit i quajtur Thodhor Filipi, i cili kishte bërë studime në Voskopojë dhe u çqua nga viti 1700, filloi të bëjë përkthimin e Dhiatës së Vjetër dhe së Resë në gjuhën gjë që arriti ta bëjë. Por me qenë që nuk u shtypën, u çdukën, si dhe të tjera prej kohës që i ha të gjitha. Forma e këtyre shkronjave, e krahasuar me shkronja të tjera, nuk ka asnjë afërim veçëse me shkronjat fenikase. Kërkimi filologjik, supozon po ato që supozon për germat greke, por të mëparshme nga germat që përdoren sot. Ato të fakultimuara ruajnë formën që kanë pasur 2 mijë vjet më parë, duke qenë që Kallmi, kur vajti prej Fenikës në Greqi, solli dhe shkronjat me vehte, të cilat i vuri në përdorim të popullit pellazg dhe banorët e Greqisë duke u shumuar u tërhoqën në vendet e brendshme të Greqisë, d.m.th. Epirin dhe Shqipërinë, duke ruajtur gjuhën pellazgjike që flisnin që prej kohërave të vjetra. Këto shkronja tregojnë një tog germash që janë difish dhe trifishë, për më gjatë shih veprat e nënkonsullit Han të shtypura në Vjenë që merren me këto dhe me të tjera".


Më 1854, Maj 25, Durrës

Prej K. A. Kristoforidhi






,
~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

Antipatrea
Beiträge: 294
Registriert: So 26. Sep 2010, 20:22

Re: Alfabeti,,,udhetim mes shekujve..!!

Ungelesener Beitragvon Antipatrea » Di 7. Dez 2010, 08:30

Respect :roll:


Zurück zu „Shqiperia“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast