Sa efektiv jeni në punë, mjafton të shohësh si e ke profili

GJithqka mbi FaceBooK ,Lajme ,Informata,Keqperdorime ,thjeshte ante Negative dhe Pozitive te FaceBoK
Lea

Sa efektiv jeni në punë, mjafton të shohësh si e ke profili

Ungelesener Beitragvon Lea » Mi 7. Mär 2012, 18:44

Sa efektiv jeni në punë, mjafton të shohësh si e ke profilin në Facebook

Mund të duhen vetëm 10 minuta për të parë profilin tuaj në Facebook
dhe për të parashikuar sesa efektiv jeni në punë. Ky është studimi i ri i
bërë nga “Journal of Applied Social Psychology”, ku evidentohen
karakteristikat kryesore të marrëdhënieve të njerëzve me punën.
Disa studentë sikurse raporton noa.al, vëzhguan profilet disa
personave të papunë në Facebook dhe më pas u bënë disa pyetje në lidhje
me qëndrueshmërinë emocionale dhe mënyrën sesi punojnë. Pas gjashtë
muajsh, studentët i morën sërish në pyetje personat e përfshirë në
anketë dhe rezultoi një lidhje e madhe mes përshkrimit të profileve të
tyre në Facebook dhe efiçencës në punë. Sipas studiuesve një pjesë e
aplikuesve për punë kishin dështuar dhe kjo lidhej edhe me aktivitetin
që kishin pasur në Facebook, i cili në pamje të parë dukej i
papërshtatshëm.

Ndërsa disa të tjerë, me një pamje dhe aktivitet më normale në
Facebook kishin pasur sukses. Si shpjegohet kjo? Sipas hartuesve të
studimit pjesa më e madhe e punëmarrësit para se të vendosin për të
marrë dikë në punë “hedhin” një sy nga rrjetet sociale. Nëse kandidati
për punë në to shfaq një karakter të çuditshëm dhe preferenca jo
normale, kushdo prej pronarëve do të mendohej dy herë para se të
punësojë dikë.

Studiuesit thonë se të rinjtë duhet të bëjnë kujdes me fotot e
piknikut, apo festave të çmendura me miq që hedhin në Facebook. Ajo që
është e rëndësishme në këtë studim nuk ka të bëjë vetëm me të dhënat e
pëlqyeshme që duhet të ketë një kandidat, por edhe me një profil normal.
Më të pëlqyerit janë ata që tregojnë sens humori në rrjetet sociale,
janë kurajozë dhe kanë hobi interesante. Me pak fjalë të gjithë duhet të
kenë kujdes; fotoja e profilit, ndonjëherë mund t’u kushtojë dhe vendin
e punës.

Zurück zu „FaceBooK“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast