Besimi apostolik

Ketu mund te Diskutoni per Fete tjera.
Lea

Besimi apostolik

Ungelesener Beitragvon Lea » Di 11. Sep 2007, 11:24

Besimi apostolik (lat. Symbolum Apostolorum), është qëndrimi më i hershëm i besimit të krishterë. Përdoret gjerësisht nga shumica e kishave të krishtera për qëllime liturgjikale dhe katekizmore, zakonisht më shumë në kishat e perëndimit, përfshi këtu ritin latin të kishës katolike romake, kishën ortodokse, kishën evangjelike, protestante etj.

Emri i Besimit rrjedh nga fakti që, është përbërë nga dymbëdhjetë nyje, më herët besohej se ishte shkruar nga Dymbëdhjetë Apostujt, secili prej tyre mendohet të ketë ndihmuar në vendosjen e një nyjeje nën frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë pas Rrëshajëve.

Lea

Ungelesener Beitragvon Lea » Di 11. Sep 2007, 11:25

Besimi apostolik në kishën katolike


«1. Besoj në Perëndi, Atin e gjithpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës.
2. E në Jezus Krishtin, Birin e tij të vetëm, Zotin tonë.
3. I cili u zu për virtyt të Shpirtit të Shenjtë. U lind prej Virgjërës Mari.
4. Vuajti nën Poncin Pilat. U kryqëzua, vdiq e u varros.
5. Zbriti në ferr. Ditën e tretë u ringjall nga vdekja.
6. U ngrit në qiell. Rri në anë të djathtë të Perëndisë, Atit të gjithpushtetshëm.
7. Prej andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.
8. Besoj në Shpirtin e Shenjtë,
9. Kishën e shenjtë katolike, shoqërinë e shenjtërve,
10. faljen e mëkateve,
11. ringjalljen e mishit
12. jetën e pasosur. Ashtu qoftë.»

drita
Beiträge: 34
Registriert: Mo 7. Apr 2008, 18:36
Wohnort: belgjik
Kontaktdaten:

Ungelesener Beitragvon drita » Do 10. Apr 2008, 16:34

lea a mund te di se ciles fe i takon ti :?:

Lea

Ungelesener Beitragvon Lea » Do 17. Apr 2008, 08:34

drita hat geschrieben:lea a mund te di se ciles fe i takon ti :?:


drita Muslimane i takoj edhe ato me rrenj shum fetare ,por lexoj per te gjitha fet jo vetem fe por qka tme vjen para syve vetem ne ate menyr duke lexu me pushon truri ,drita Jeta jone ndryshon në dy menyra: Përmes njerezve me të cilet rrime dhe permes librave qe lexojmë,

Pra drita Leximi eshte menyre se si te mendojme me mend te huaja pa mar parasysh qfar fe ka njeriu qdo lexim eshte pasuri moter,mbetsh e pershendetur nga ana ime

drita
Beiträge: 34
Registriert: Mo 7. Apr 2008, 18:36
Wohnort: belgjik
Kontaktdaten:

Ungelesener Beitragvon drita » So 20. Apr 2008, 16:13

lea shkruajti

drita Muslimane i takoj edhe ato me rrenj shum fetare :shock:


a mund t espjegosh me qart kete
:?:

Lea

Ungelesener Beitragvon Lea » So 20. Apr 2008, 16:32

Muj drita si jo kam familjen qe besojn shum kam pas babgjyshin Hoxh nenen ashtu , tere familja jan aq shum qe besojn qe atje ne vend ton edhe nje nuse kur e muren e muren me shami e vellen mbi shami e pa shminka hiq ,kjo ke ajo me rrenj shum fetare ,loqko po une smuj asi kushte ose asi ligji me mbajt ketu dhe nuk du ashtu ,per mue eshte feja dhe e respektoj aq sa kam mundsin se jetoj tjeter vend studijoj krejt ne tjer vend dhe punen e kam qe ska shansa ashtu me mbajt si te tjert antart e familjes atje, si eshte nje fjal popullore e shtri kamen sa me del Jorgani qaq ,fen e mbaj ne zemer dhe e respektoj aq sa muj e ska nevoj vepra me be qe te tjerve me ju tregu si lloj drame qka bej bejj vetem e vetem per veten ,e vjen dita e pergjigjna per te gjithat gabimet apo te mirat qe kam pas tere rruges se jetes time e deri ate dit/nate kur e kam te shkrume mbarimin e jetes :)

Benutzeravatar
bruna
Beiträge: 1579
Registriert: Mi 9. Jul 2008, 14:31
Wohnort: ks
Kontaktdaten:

Ungelesener Beitragvon bruna » Do 10. Jul 2008, 17:47

Po lea më vjen mirë që je muslimane por nuk duhet të jesh veq me zemër .


eshte një thenie "Allahu nuk shikon fizionomin tuaj por shikon veprat tuaja" kështu që ish kon mirë me lon kohë edhe pak për Allah edhe une punoj por kohen tjeter ja kushtoj Zotit obligimet borgjet ato janë per ty e dashur nuk ti paguan askush . e di se do ti paguajm vet por diqka me hjek se kjo jetë eshte vetëm kalimtare te duket sa tre ditë e gjithë jeta te pershendes.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

fidani550
Beiträge: 880
Registriert: Do 13. Nov 2008, 14:07

Ungelesener Beitragvon fidani550 » Mo 1. Dez 2008, 23:39

LEA mir ke bere qe i ke qite keto gjera ketu ne ket tem ,BRUNA nuk ka te keqe asgje ketu nuk po shoh asgje te keqe vetem po i shoh disa shkrime qe deshmojn se keta te shkret jan ne erresir dhe besojn ne gjana shum gabim disa gjan qe nuk ja vlen te besojn por qka me ba ju shkon jeta ketyre duke besuar ne keto gjana e dmth keto shkrime qe i ka ba lea don me than me keto shkrime don me na tregu edhe njeher te gjitheve se sa e paster ahste feja jon islame se sa e mir ahste kjo fe qe ne i takojm keshtu qe mendimi im ahste qe nuk ka asgje te keqe ketu eselamu alejkum

Benutzeravatar
nardi
Beiträge: 693
Registriert: Fr 8. Mai 2009, 19:18
Wohnort: Made In Kosova

Re: Besimi apostolik

Ungelesener Beitragvon nardi » Di 30. Jun 2009, 11:06

Deshiroj ta beje nje sqarim te shkurter; Apostull dmth Nga Greqishtja - i derguari.
Jezu Krishti i dergon Apostujt duke thene " Shkoni ne mbar boten e predikoni Ungjillin (Fjalen e Zotit) duke pagezuar qdo njeri ne Emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjte " . Apostujt ishin nxenesit e Jezu Krishtit i cili midis shum nxenesve zgjodhi 12 veta duke e ven Pjetrin ne krye. Apostujt sebashku me Jezu Krishtin formuan Kishen te cilat egzistojn dhe sot, kurse Besojma Apostolike eshte e formuar nga Apostujt permban shkurtimisht te vertetat e fese , te cilat duhet ti besoj qdo i Krishter Katolik. Ne e pranojm dhe deshmojme besimin e Apostujeve.
Besojma Apostolike perdoret edhe sot gjat ceromonive Kishtare , kurse ne Besojmen Apostolike ka pasur ndryshime gjat ketyreve 2 mije vjeteve mirpo Esenca ka mbetur e paprekur.

Do te ndalem veq e veq se per qka behet fjala ;

Ne qka besoj une ??

-BESOJ NE HYJIN E GJITHEPUSHTETSHEM,KRIJUESIN E QIELLIT DHE TOKES.
Gjithesia , e cila me diellin dhe yjet e pakufi , toka me bimet dhe shatzet, veqanerisht njerzit me bejn pershtypje te panderprere. Une e kuptoj ate si veper te Zotit dhe si pasqyre te menqurise se tije te pa mase. Emri i tije eshte JAHVE " Une jam ketu ! Une jam ketu prane jush !".
Une besoj se Zoti (Hyji, Perendia) me ka dashur dhe me do. Per kete une dua te kryeje vullnesen e tij . Ky eshte kuptimi dhe qellimi i jetes sime.

-E NE JEZU KRISHTIN BIRIN E TIJ NJE TE VETMIN ZOTIN TONE:
Fjala "Jezus" don te thot; Zoti Shpeton; Zoti Ndihmon ose Shpetimtar. Jezu Krishti me mundimet , vdekjen dhe ngajlljen e vet na ka shpetuar nga djalli, autori i se keqes . Ai eshte Biri i Zotit . ai eshte Ura ne mes njeriut te rene poshte ne mekat dhe Hyjit, Zotit te Gjalle. Ai eshte Rruga, e verteta dhe Jeta.

-I CILI U ZU PER VIRTYT TE SHPIRTIT SHENJT U LIND PREJ VIRGJERES MARI
Edhe pse njeriu pat mekatnuar , Zoti prape pati meshire per te . Ai i premtoi qe do ta dergoje Shelbuesin. Maria e cila ishte e fejuar me Jozefin ne qytetin e vogel Nazaret u zu per virtyte te Shpirtit Shenjt. Ajo ne menyre te mrekullueshme lindi ne shpell te Betlehmit Jezu Krishtin Shelbuesin . Me ardhjen e te Birit te Zotit ne kete Bote , Zoti i kreu premtimet e veta per shpetimin e njerzimit. Kete ngjarje ne e kremtojme per Krishtlindje me 25 dhjetore .

-HOQ MUNDIMTE NEN PONCIN PILAT U KRYQEZUA VDIQ DHE U VARROS.
Krishti qe gjykuar me pare nga Kryeprifterinjte Ana dhe Kajfa, e pastaj nga qeveritari Romak Ponci Pilat. Ishte denim i tmerrshem: vdekje ne kryq siq i denonin sklleverit. Krishti u be skllav per mekatet tona. Mundimet dhe vdekjen e Krishtit i perkujtojme gjate Krezhmeve posqersiht te Premten e madhe.

-ZBRITI NE MBRETERINE E VDEKJES.
Dashuria e Krishtit ishte aq e madhe , sa qe desh te ndriqoje dhe humnera te errta te vdekjes, te sjell drite edhe aty ku mbreteron hija e vdekjes.....

-TE TRETEN DITE U NGJALL SE VDEKURI.
Krishti pas vdekjes nuk mbet ne varr, por u ngjall. Kjo deshmon se Ai nuk ishte vetem njeri, por edhe Zot ( Hyj Shpetimtar), i cili jo vetem qe ka deshire por ka edhe fuqi e pushtet te na rrembeje nga vdekja dhe te na shelboje. Ngjallja e Krishtit eshte pika qendrore e besimit te krishtere. Ngjalljen e Jezu Krishtit prej se vdekuri e deshmuan njerezit qe e kan pare dhe kan qendruar me te PAS NGJALLJES SE TIJ. Apostujt predikuan dhe deshmuna per Krishtin e ngjallur. Deshmore te panumert dhane jeten per kete deshmi. Ringjlalljen e Krishtit e kremtojm per Pashke.

-U NGRIT NE QIELL KU RRI NE TE DJATHTEN E HYJIT ATIT TE GJITHEPUSHTETSHEM.
Krishti pas 40 ditesh pas ngjalljes u ngrit ne qiell. ne kete rast ai u tha nxeneseve te vet: " Gjoni pagezon njerezit me ujin e lumit Jordan, kurse ju do te pagezoheni me Shpirtin Shenjt. E pasi te jeni mbushur me te ateher do jeni DESHMITARET e mi, jo vetem ketu ne Jeruzalem, por te gjitha vendet qdo skaj te botes ". Kete ngjarje e perkujtojme ne ftesen e te SHELBUEMIT.

-ANDEJ DO TE VIJE PER TE GJYKUAR TE GJALLTE E TE VDEKURIT.
Si qdo gje, ashtu edhe bota e ka fillimin dhe mbarimin e vet. Vetem Zoti eshte i amshuar. ai ska fillim as nuk do te ket mbarim,jeta jone tokesore e ka mbarimin e vet. Ne do te japim llogari per jeten dhe kohen qe e kemi pasur si dhurate prej Zotit. Ne mbarim te botes Krishti, Mbreti i gjithesise , do te vije me madheri dhe do ta gjykoje boten. Kete ne e perkujtojme ne festen KRISHTI MBRET.

-BESOJ NE SHPIRTIN SHENJT
50 dite pas ngjalljes Krishti dergon Shpirtin Shenjt mbi nxenesit e vet (APOSTUJVE), qe ishin te frikesuar dhe te deshpruar. Kur ata e moren SHpirtin Shenjt u bene te guximshem dhe publikisht dolen per ta shpallur fen e Krishtit. Kjo ishte Ditelindja e Kishes . Kete ngjarje ne e kremtojm per Rreshaje. Rreshajte perseriten tek secili besimtare me rastin e Krezmimit(Ritual i Sakramentit ) sepse i/e pagzuari/a ne kete rast merr Shpirtin Shenjt dhe behet deshmitar i vetedijshem i Krishtit.

-NE KISHEN SHENJTE KATOLIKE.
Kisha eshte bashkesi e te krishtereve, te cilet me pagezim jane bere antar te saj. Kisha eshte populli i Zotit. Ajo eshte organizem i gjalle: Krishti eshte kryet, kurse ne jemi gjymtyret. Kisha eshte themeluar mbi Apostuj. Ajo eshte i gjithmbarshme, universale, qe perfshin te gjitha racat, kombte fiset....... Ajo u takon te gjithe popujve e jo vetm nje populli.

-NE SHOQERIN E TE GJITHE SHENJTERVE.
Te gjithe njerzit jane te ftuar te behen shenjter ( psh , rast aktual kemi Nenen Tereze). Ne pagezim ne e kemi marre hirin e Zotit , i cili duhet te rritet, te zhvillohet ne ne dhe te shihet ne veprat tona te mira. Si te krishter dhe si antare te Kishes se shenjte ne i takojme shoqerise se shenjterve.

-FALJEN E MEKATEVE.
Qe ne fillim profetet, kurse me vone Shen Gjoni PAGEZUES predikon kthimin kah Zoti. Krsihti edhe Apostujt po ashtu theksonin :" Kthehuni dhe besoni Ungjillit!". Kete e ben Kisha edhe sot. Kjo eshte puna me rendesishmja , kur njeriu e le rrugen e gabuar dhe kthehet kah ajo e drejte. E le djallin , te keqen, dhe kthehte kah Zoti. Perndryshe , me mekat ne ia kthejme shpinen Zotit dhe kthehemi kah djalli, kah e keqja. Me pendim dhe rrefim ne e bejme te kunderten: Ja kthejm shpinen djallit dhe kthehemi prape kah Zoti.Krishti duke marre para sysh dobesine tone, Ai ka themeluar Sakramentin e Rrefimit, me ane te cilit Zoti na i fale mekatet tona dhe pajtohet me neve.

-NGJALLJEN E TE VDEKURVE DHE JETEN E PASOSUR.
Krishti vdiq per ne dhe u ngjall pres se vdekuri. Ai vdiq qe ne ta kemi jeten. Plani i Zotit per ne njerezit eshte : Qe secili ta gezoje miresine, dashurine dhe lumturine e Zotit, dhe kete jo perkohesisht, por pergjithmone .

-AMEN.
Domethenia e par e fjales "AMEN" eshte hu ose hunj, ne te cilin jane lidhur litaret e shatorres (tendes), qe ajo te jete e sigurt dhe mos te rrezohet. Keshtu , pra fjala "AMEN" e perforcon apo e verteton ate qfare thuhet: PO. KJO ESHTE E SIGURTE, E VERTET. NE KETE UNE BESOJ............

fidani550
Beiträge: 880
Registriert: Do 13. Nov 2008, 14:07

Re: Besimi apostolik

Ungelesener Beitragvon fidani550 » Do 16. Jul 2009, 15:43

PO MIR BRE NARDI I NDERUAR KAM NJE PYTJE PER TY VEQ MU PERGJIGJ DREJTE TE LUTEM SIPAS MENDJES TENDE JO SIPAS BIBLES SE SODIT QE E KAN SHKRU KU ME DITE SE KUSH


ME NJE VEND THUA SE VEQ ZOTI NUK VDES KURR VEQ ZOTI NUK KA MBARIM ATEHER PYTJA DO ISHTE E NESE ZOTI NUK VDES SI I ERDH PUNA QE E MBYTEN DJALIN E ZOTIT A NUK MUJTI ZOTI ME MBROJT DJALIN E TIJ A SPAT FUQI ZOTI APO QKA APO NUK ESHTE DJALI I ZOTIT JEZUSI PO AHSTE THJESHTE NJE NJJERI I DERGUAR ?

Benutzeravatar
nardi
Beiträge: 693
Registriert: Fr 8. Mai 2009, 19:18
Wohnort: Made In Kosova

Re: Besimi apostolik

Ungelesener Beitragvon nardi » Mo 24. Aug 2009, 10:44

Perseri ne mesin ej juaj pasi qe isha ne pushime ???

I nderuari fidan

Jezusi ishte i derguar prej Zotit dhe kishte nje mision sikur qe kemi edhe ne njerzit ne kete toke, pra Zoti te themi ashtu aop ne e kuptojm qe ka derguar birin e tije duke i dhen natyren njerzore. Jezusi eshte misheruar dhe ka marre gjynahet e njerzimit duke na treguar dhe mesuar se Zoti eshte dashuri

Jezusi jetoi sikur njerzit por ne fund kreu vullnetin e Zotit me siguri qe do te munde Zoti ta shpetonet Jezusin por edhe Jezusi vet do te shpetonte veteveten mirpo ky ishte qellimi te perballoj mundimet me te veshtira me te renda qka egzistonin dhe pas vdekjes se tije eshte ngjallur dhe ka mujtur vdekjen . Kjo eshte teza te them ashtu shkurt per qka edhe krejt njerzim mendon qe pas vdekjes do kete edhe nje jet apo ngjallje te shpirtit, kjo ehste thuaj te gjitha fejat tjera.

Nga kjo mund te lindin shum pyetje dhe shum pseja ???? Po ta ndalonte Zoti vdekjen e Jezusit qfare kahje do te merrte njerzimi ??? Apo perse as sot Zoti si i imi si yti fidan nuk ndalon luftrat vershimet vuajtjet vrferimin mjerimin smundjet,PSE PSE ????? Sepse shum gjera jane te pashpjegueshme mirpo vetum ne prizmin e fese mundemi ti kuptojm disa gjera.

Benutzeravatar
nardi
Beiträge: 693
Registriert: Fr 8. Mai 2009, 19:18
Wohnort: Made In Kosova

Re:

Ungelesener Beitragvon nardi » Mo 24. Aug 2009, 10:51

fidani550 hat geschrieben:................vetem po i shoh disa shkrime qe deshmojn se keta te shkret jan ne erresir dhe besojn ne gjana shum gabim disa gjan qe nuk ja vlen te besojn por qka me ba ju shkon jeta ketyre duke besuar ne keto gjana



Shum i ndruari Fidan e kam nje pyetje per tye ????

Ti thua se ne te shkretit jetojm ne erresire ???? Kurse siq e dijm thuaja 50 % e Popullit te Kosoves dhe te tjer Shqipatre jetojn dhe punoj e mbajn familjen prej Shteteve qe i quan ti errsisire ???? Sie eshte e mundeshme te ngajm mbas ketyrve shteteve vendeve qe jetojn ne erresire ??? E mos te hyjm tash edhe me thell qe vet Kosova e ka Kushtetuten e ketyreve shtetve te erresuara??? A mudesh te ma japesh ndonje sqarim fidan ??? te lutem spjgoma pa urrejtej dhe real ????


Zurück zu „Fete Tjera“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast