Ateizmi

Ketu mund te Diskutoni per Fete tjera.
Benutzeravatar
Jetaa
Beiträge: 208
Registriert: Do 4. Feb 2010, 22:33

Ateizmi

Ungelesener Beitragvon Jetaa » Sa 26. Jun 2010, 17:34

Besimi dhe filozofia e vertete njerezore......




Ateizmi eshte besimi qe sundon sot.Ateizmi eshte besimi i njerezve qe kerkojne vazhdimisht nje pse dhe i njerezve qe duan sundim mbi gjithcka,besimi i njerezve aq egoiste sa nuk pranojne nje fuqi me te madhe se ajo e tyre...Edhe nese ata perpiqen tebesojne eshte karakteri i tyre qe nuk i le,prandaj me kot perpiqen se nuk mund ta arrine kurre dicka te tille.

Njerez qe jetojne ne nje univers perfekt jetojne nje jete dhe ende vazhdojne te pyesin:pse?Libri i tyre i shenjte e shte cdo gje qe ka nje fillim dhe nje mbarim cdo gje qe eshte e shkruar dhe e provuar cdo gje tjeter per ta nuk vlen.

Ata thone se jetojne te lumtur por pse atehere nuk e njohin besimin?ja u them une pse lumturia mund te ndihmoje ne krijimin e nje imazhi sa me te mire;lumturine e perdorin si municion per armen e tyre te madhe:egoizmin.

E perdorin lumturine per te thene se bejne nje jete me te mire se te tjeret,por nje jete ku nuk jeton mrekullia.Nuk besojne ne fuqite e mbinatyrshme nuk arrin ti konceptojne ato pasi ato nuk jane te shkruara presin qe ti prekin kur ne fakt hyjnorja eshte dicka krejt tjeter.

Hyjnorja banon ne nje drite,ku nuk te con asnje rruge,ai qe nuk behet drite nuk do ta shohe ate ne perjetesi.Nuk besojne ne jeten e pertejshme pasi perkufizimi i tyre eshte i gabuar ketu edhe fete shpesh gabohen:Jeta e pertejme eshte jeta e shpirtit trupi yne vdes ndersa shpirti jeton.Nuk ak parajse apo ferr.Cdo e mire ne jete nuk behet per nje shperblim cdo virtyt sherben ne personalitetin tend.

Per te njohur hyjnoren mjafton te largohemi nga bota e kufizuar shqisore per tu futur ne nje bote besimi qe rrethon globin.Shqisat tona pengojne qe shpirti yne te behet drite....Ne nuk jemi te afte te privohemi nga te mirat materiale askush smundet por a mund te behemi pak me zemergjere?-Asnje ose ndoshta fare pak jane te afte te bejne dicka te tille por persa kohe jemi te paafte pse te kerkojme dicka perfekte...

-'Jetojeni c'do dite si te ishte e fundit' Ndoshta eshte nje filozofi e gabuar ne baze te kesaj filozofia jetesore predikon jetimin e jetes ne maksimum pra nje jete perfekte-e pamundur...nje jete e bukur por shume materialiste.

Ne baze te kesaj nese mund te beja nje korigjim ndoshta me mire filozofia do te ishte:'Jetojini cdo dite si te jete e para' te jetoje jeten me pafaqesine e heres se pare kur erdhem ne jete'me perkushtimin dhe deshiren per te mesuar gjithcka mundim ky qe arrin deri ne momentin kur kerkojme sundimin per gjithcka.

Nje jete ne harmoni me natyren nje filozofi ku:Te dehesh me veren e jetes.Te duash qiellin si zog,pyllin si nje pjese etij,shkembinjte si nje shqiponje,barin si nje lepur,qartesine e ujit si peshk.Te ushqejme nje dashuri meshireplote dhe te shenjte per gjithcka qe jeton lind rritet dhe vdes.....
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.

Zurück zu „Fete Tjera“



Wer ist online?

Mitglieder in diesem Forum: 0 Mitglieder und 1 Gast